
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se atmosfera e krijuar nga njerëzit që dëshirojnë largimin e tij nga Arsenali, janë fajtor për dështimin e Arsenalit në Premier Ligë.
Tekniku francez akuzoi këtë grup njerëzish për ushtrimin e presionit ndaj skuadrës, raporton Insajderi.
“Ka edhe disa arsye të tjera për të cilat do të flasim një ditë tjetër. Por ambienti psikologjik për grupin e lojtarëve ishte absolutisht i tmerrshëm”, është shprehur Wenger pas ndeshjes me Evertonin, të fituar me rezultat 3-1.
Pavarësisht kësaj atmosfere, Wenger është shprehur i kënaqur me futbollistët.
“Jam shumë krenar për atë që kanë bërë, mënyrën se si ata janë përgjigjur dhe kanë përfunduar sezonin”, ka deklaruar Wenger.
Arsenali dështoi të kualifikohej në Ligën e Kampionëve këtë stinor, pas 20 vitesh me radhë që merrte pjesë në këtë garë. /Insajderi.com