Wenger: I refuzova Real Madrid, Juventus dhe United për Arsenalin

Wenger: I refuzova Real Madrid, Juventus dhe United për Arsenalin

Qëndroi 22 vite te Arsenali, Londra ishte “shtëpia” e tij dhe për tu larguar nga aty – nuk e bindën as ofertat “astronomike” nga skuadrat tjera.

Në një intervistë për “Telegraph”, Arsene Wenger ka shpalosur shumë gjëra rreth karrierës së tij, që nuk janë ditur deri më tani, përcjell Insajderi.com.

Strategu francez ka thënë se ka pasur oferta nga klube të mëdha si Real Madrid dhe Manchester United, por i refuzoi për shkak të “Gunners”.

“Unë mund të kisha shkuar dy herë te Real Madrid, mund të kisha shkuar te Juventus, te Paris Saint-Germain, madje edhe te Manchester  United. E meta ime fatale është se e dua shumë atje ekip, ku isha. Pendohem. Duhet të kisha shkuar diku tjetër. U identifikova plotësisht me klubin dhe ky ishte gabimi që bëra”, u shpreh Wenger ndër të tjera.

Arsene Wenger

Ai po ashtu shtoi se “Kam vuajtur shumë dhe kam sakrifikuar vitet e mija më të mira për këtë klub. Unë do e përkrahi këtë skuadër përgjithmonë”.

Për më shumë se dy dekada sa ishte trajner i londinezëve, ai fitoi tre herë Premierligën, shtatë herë FA CUP dhe shtatë herë FA Charity/Community Shield.

Sezoni më i sukseshëm në karrierën e tij si trajner, mbetet 2004/2005.

Asokohe ai e pati fituar Premierligën me Arsenalin pa asnjë humbje të vetme, që mbetet një rekord në vete në ishull edhe në vitin 2021./Insajderi.com