Formacionet zyrtare të ndeshjes derbi të kësaj jave në Premier League, Arsenal-Chelsea, kanë shpërfaqur edhe njëherë besimin që trajneri francez Arsene Wenger ka në mesfushorin Francis Coquelin. Wenger nuk ka vendosur të luajë me futbollistin kosovar Granit Xhaka që nga fillimi i takimit.
Xhaka shënoi dy gola javën e kaluar. Një në ndeshjen e fundjavës së kaluar në ligë ndaj Hull Cityt dhe një tjetër vetëm katër ditë më vonë ndaj Nottingham Forest në EFL Cup.
Mirëpo as forma e mirë e shfaqur e përfaqësuesit të Zvicrës nuk i kanë ndryshuar mendjen trajnerit të Arsenalit, i cili duket se beson “verbërisht” në aftësitë e konkurrentit të Xhakës në mesin e fushës, Francis Coquelin.
Xhaka ka luajtur vetëm një nga 5 ndeshjet e Premier Leagues si startues, derisa në katër takime të tjera e ka nisur ndeshjen nga banka rezervë.
Futbollisti shqiptar ka luajtur nga fillimi vetëm në dy ndeshje zyrtare që prej transferimit rekord nga Borussia Monchengladbach tek Arsenali, për shumën e 45 milionë eurove. /Insajderi.com
Formacionet zyrtare të ndeshjes Arsenal – Chelsea: