Arsene Wenger ka thënë se Granit Xhaka ka një impakt të madh tek Arsenali dhe se është një "top lojtar".
Mesfushori zvicran u transferua tek gjiganti anglez gjatë verës nga Borussia Monchengladbach, për shumën e 35 milionë funtave.
Xhaka u transferua tek Arsenal që ka një mesfushë konkurrente, por Wenger thotë se ai është duke u përshtatur mirë.
“Nuk ka të bëjë me cilësitë e tij, ai është adaptuar në ritmin e futbollit anglez. Është punë e çifteve të lojtarëve, Coquelin dhe Cazorla janë përshtatur mirë së bashku, por edhe Xhaka do të luaj”.
“Ai është i fortë dhe po bëhet më i mirë në çdo javë, dhe do të ketë impakt të madh në skuadër”, ka thënë Wenger.