Arsene Wenger, ish-trajneri i Arsenalit, ka botuar një libër autobiografik ku flet për dy dekadat sa ishte pjesë e ekipit të Arsenalit.
Në librin, i cili është titulluar “Jeta ime në kuq e bardh”, Wenger flet për rivalitetin me Sir Alex Ferguson, por nuk e përmend edhe atë me Jose Mourinhon, njofton Insajderi.
Trajneri portugez u pyet për mungesën e tij në librin e Wengerit.
“S’ke si bën kapitull libri për 12 apo 14 ndeshjet në të cilat nuk ke fituar asnjëherë. Pra pse të flasësh për këtë gjë”, pohoi Mourinho, shkruan Goal.
“Libri është për t’iu bërë të lumtur, t’iu bërë të ndjeheni krenar, prandaj e kuptoj përse nuk më ka përmendur”.
Për fjalët e Mourinhos më pas është pyetur Wenger. Ai nuk është dukur fort i shqetësuar nga fjalët e ish rivalit. Ka thënë se është mësuar me të.
“Nuk më shqetëson fare”, tha Wenger për Canal Footboll Club.
“Ai është një provokim i përhershëm. Më duket vetja se jam në çerdhe me të. Por, s’ke çfarë të bësh, është pjesë e personalitetit të tij”./Insajderi.com