Wenger mbështet vendimin e UEFAs: City e meritoi dënimin

Wenger mbështet vendimin e UEFAs: City e meritoi dënimin

Ish-trajneri legjendar i Arsenalit ka komentuar dënimin që UEFA i dha Manchester Cityt.

Kur isha tek Arsenali, më blenë të gjithë lojtarët. Rregullat janë dhe duhen respektuar. Kush nuk i respekton dhe tenton që të gjejë një mënyrë më pak ligjore, duhet të ndëshkohet.

“Nuk di të them nëse dënimi është shumë apo pak i rëndë. E sigurt është se kush e ka marrë një vendim të tillë, nuk e ka shpikur atë. Kur merr pjesë në një kompeticion, është e rëndësishme që të respektosh rregullat. Nëse nuk ka respekt për rregullat, atëherë nuk është sport i vërtetë”, tha tekniku francez.

Në kohën kur Wenger drejtonte Arsenalin, lojtarë si Emanuel Adebayor, Bacary Sagna, Gael Clichy, Kolo Toure dhe Samir Nasri u blenë nga Manchester City.