Wenger: Nuk jam gati të largohem nga Arsenali

Wenger: Nuk jam gati të largohem nga Arsenali

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger (67), ka thënë se nuk është ende gati që të largohet nga stoli i “topxhinjëve” në të cilën ndodhet tashmë 21 vite, shkruan AA.

Pas deklaratës së ish-lojtarit të Arsenalit Ian Wright të premten se Wenger duket i lodhur dhe ndien se ai do të shkojë deri në fund të sezonit, francezi tha se ai nuk është ende gati për t’u larguar.

“Ishim në darkë, por nuk ishim vetëm ne të dy. Vlerësoj atë që ai dëshiron që unë të pushoj, por nuk jam i gatshëm. Ndoshta dukem i lodhur pasi që zgjohem herët”, deklaroi Wenger pas fitores së djeshme të skuadrës së tij kundër Hull me 2:0.

Ai tha se aktualisht është fokusuar në fitoret e ndeshjeve që janë përpara, sepse ndaj tjerave “nuk mund të ndikojnë”.

“Kam respekt të madh për këtë shtet dhe klubin dhe unë u jam mirënjohës, pasi që kam punuar këtu për 20 vite. Puna ime është që këta njerëz ti bëjë të lumtur dhe kur nuk ia arrij kësaj, ndihem fajtor”, ka thënë Wenger.