Wenger refuzon të marrë drejtimin e Serbisë, Domenech pritet të jetë trajneri i ri

Wenger refuzon të marrë drejtimin e Serbisë, Domenech pritet të jetë trajneri i ri

Përfaqësuesja e Serbisë vazhdon akoma të jetë pa trajner, pas shkarkimit të trajnerit Ljubisha Tumbakoviç, ndërsa drejtuesit e Federatës serbe të futbollit kanë filluar gjurmimet për trajnerin e ardhshëm të kombëtares së tyre, njofton Insajderi.

Fillimisht drejtuesit serb kontaktuan Arsene Wenger që të marrë drejtimin e Serbisë, mirëpo ish-trajneri i Arsenal refuzoi ofertë. Kështu, serbët nga kërkimi për një trajner francez nuk janë larguar, pasi tani kërkojnë një tjetër trajner francez.

Sipas asaj që raporton “Kurir”, Raymond Domenech shumë shpejt pritet të marrë drejtimin e Serbisë. Palët janë në kontakte prej disa ditësh dhe shumë shpejt pritet të mbyllet marrëveshja.

Domenech e drejtoi Francën nga viti 2004 deri në vitin 2010, ku në vitin 2006 arriti edhe deri në finalen e Botërorit në Gjermani, ku u mposhtën nga Italia ps ekzekutimit të penalltive. /Insajderi.com