Wenger: Sanchez dhe Ozil duan të qëndrojnë në Arsenal

Wenger: Sanchez dhe Ozil duan të qëndrojnë në Arsenal

Menaxheri i Arsenalit, Arsene wenger është i bindur se lojtarët e tij kryesorë Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil do të qëndrojnë në klub, por sa i përket të ardhmes së tij në klubin londinez, eksperti francez tha se ende asgjë nuk është zgjidhur.

Kontrata e Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez me Arsenalin vazhdon deri në verën e vitit 2018, ndërsa sipas BBC bisedimet rreth nënshkrimit të kontratës së re janë në pritje deri në verë.

Sanchez pothuajse ka deklaruar se do të qëndrojë në Londër, por duke luajtur për një klub që fiton dhe që ka një mentalitet fitues, që ka nxitur spekulimet në lidhje me transferimin e tij në Chelsea.

“Personalisht besoj se që të dytë duan të qëndrojnë dhe shpresoj se klubi do të arrijë marrëveshje me ta”, ka thënë Wenger./AA