Wenger tregon se cili lojtarë mund të largohet nga Arsenali

Wenger tregon se cili lojtarë mund të largohet nga Arsenali

Arsen Wenger, trajneri i Arsenalit, e ka pranuar se sulmuesi spanjoll, Lucas Perez mund të largohet nga Arsenal në fund të sezonit

“Nëse unë jam menaxheri do të doja ta mbaj atë, por duhet të ulemi dhe të shohim nëse ai ka një shans real për të luajtur”, deklaroi shefi i Arsenalit.

“Ai është një sulmues me cilësi të lartë, por unë nuk mund ta inkuadroj në ndeshjet që ai dëshiron dhe meriton, e pranoj këtë”, ka theksuar francezi.

Perez, i cili ka një kontratë me Arsenalin deri në qershor 2020, ka shënuar shtatë gola në 21 paraqitje për Gunners.