Werder Bremen: Jemi në bisedime me Aston Villa për Rashicën

Werder Bremen: Jemi në bisedime me Aston Villa për Rashicën

Milot Rashica duket se do ta vazhdoj karrierën e tij në një nga kampionatet më të fortë në botë, Premier Ligë, pasi zyrtari i Werder Bremen, Klemens Fritz, ka konfirmuar se kanë pasur bisedime me klubin e Aston Villas, por Akoma nuk ka asgjë konkrete.

“Mund ta konfirmoj që kemi qenë në kontakt me Aston Vilën. Por, ende nuk ka asgjë konkrete. Ka disa kërkesa për të dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me menaxherin e tij”, u shpreh Fritz, transmeton Insajderi.

Gjermanët kërkojnë rreth 20 milion euro për lojtarin e Kosovës, ndërsa Villa kërkon të paguajë rreth 18 milionë.

Milot Rashica, ka preferuar një kalim tek RB Leipzig, por ky transferim nuk është realizuar shkaku i kërkesave të larta të klubit të Bremen./Insajderi.com.