
Ylli gjerman, Timo Werner është duke konsideruar largimin nga Chelsea, transmeton Insajderi.
“90min”raporton se lojtari është i hapur për idenë e largimit nga “Blutë” pas vetëm një sezoni në “Stamford Bridge”.
Reprezentuesi gjerman luftoi për rikthimin në formë gjatë këtij sezoni, pasi nuk po kalonte formën e tij më të mirë.
Përkundër formës së dobët, ai arriti të fitoi Ligën e Kampionëve me skuadrën londineze edicionin që lam pas.
25-vjeçari shënoi gjashtë gola në 35 paraqitje garuese për Chelsean në të gjitha kompeticionet./Insajderi.com