Wesley Snijder po kthehet nga pensionimi

Wesley Snijder po kthehet nga pensionimi

Wesley Snijder po trajnohet që të rikthehet në futboll, në moshën 36 vjeçare. Duke parë ish bashkëlojtarin e tij, Arjen Robben i cili u rikthye tek klubi fëmijëror i tij FC Groningen, Sneijder po e mendon të njëjtën duke u rikthyer tek FC Utrecht.

Sipas raportimeve të televizionit Holandez, RTV Utrecht, Sneijder do të filloj të trajnohet që të rikthej fitnesin e tij me ekipin DHSC, që garon në ligën e pestë të Holandës, raporton Insajderi.

Sneijder u pensionua nga futbolli profesionist në muajin Gusht të vitit të kaluar. Padyshim se do të jetë mjaft interesante ta shohim holandezin përsëri në fushat e blerta./Insajderi.com