West Brom fiton bindshëm në Londër ndaj Chelseat

West Brom fiton bindshëm në Londër ndaj Chelseat

Thomas Tuchel ka pësuar humbjen e parë në drejtimin e ekipit londinez Chelsea, me këta të fundit që janë mposhtur ditën e sotme me rezultatin 2-5 në shtëpi nga West Bromwich Albion.

“Blutë e Londrës” e nisën mirë ndeshjen teksa kaluan të parët në avantazh me Pulisiç, i cili shënoi në minutën e 27-tw. Megjithatë vetëm dy minuta më vonë, Chelsea mbeti me një lojtar më pak, pasi mbrojtësi brazilian Thiago Silva, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë të tijtë me 10 lojtarë. Nga kjo përfitoi West Bromwich, që u hodh në sulm, dhe përmbysi rezultatit brenda pjesës së parë, falë dy golave të Pereirës në minutat 45+2’ dhe 45+4’.

Pjesa dytë foli e gjitha për miqtë, që shënuan edhe tre herë të tjera me Robinson që realizoi dopietë dhe Diagne. Mount shënoi golin e dytë për Chelsan në minutën e 71-tw, por ky vlejti vetëm për statistikë. Chelsea me këtë humbje mbetet ne vendin e katërt me 51 pikë, por ndjekësit janë shumë afër. /Insajderi.com