
West Ham në javën 16 arriti deri te fitorja e sezonit, duke mposhtur në stadiumin Olimpik Chelsea me rezultat 1:0.
Kjo është fitorja e parë e West Ham që nga 25 tetori kur mposhtën edhe një pretendent për titullin e kampionit, Tottenham. Ishte Arnautoviq ai që vendosi fituesin e takimit me golin e shënuar në minutën e katërt të lojës.
Antonio Conte nuk mund të jetë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij, dhe shfaqi pakënaqësi edhe me ndryshimet e para. Kështu që ai pas pjesës së parë la në bankë Bakayoko, ndërsa në minutën 55 u zëvendësua Alonso.
Kjo humbje përfundimisht mund të largojë Chelsea nga lufta për titull.
https://www.youtube.com/watch?v=gqY_CBOX7ZY