
Duke nisur nga një janari, Wijnaldum ka të drejtë që të zgjedhë skuadrën e ardhshme dhe të bisedojë me një tjetër ekip. Të gjitha rrugët e çojnë në Katalonjë dhe Liverpool tashmë e ka të pamundur që ta ndalojë, njofton Insajderi.
Në merkaton e verës, holandezi mund të “përqafojë” trajnerin Koeman, me të cilin ka punuar në kombëtare.
Nga ana tjetër, skuadra e Jurgen Klopp nuk po rri duarkryq, por është në sulm për një tjetër mesfushor. I piketuari nga trajneri dhe drejtuesit e kampionëve të Anglisë është Renato Sanches.
Në këtë sezon është duke shkëlqyer tek ekipi i Lille dhe ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve anglezë. Pak sezone më parë ishte pjesë e Bayern Munchen, por nuk shkëlqeu në Bundesligë. Këtë herë mund të ketë një tjetër shans të artë për të luajtur në nivele të larta. /Insajderi.com