Wikileaks zbulon një projekt sekret të CIA-s

Wikileaks zbulon një projekt sekret të CIA-s

Disa dokumente të publikuara nga Wikileaks zbuluan një projekt sekret të CIA-s i cili daton nga 2009-ta dhe kishte përgjuar dhjetëra agjenci.

Programi i quajtur ExpressLane është dizajnuar për t’u aplikuar krahas sistemeve biometrike që CIA ua ofron agjencive partnere.

Në teori partnerët janë dakord që CIA të ketë qasje specifike në të dhënat biometrike me dijeninë e tyre por me ExpressLane agjencia mund ta bënte këtë gjë pa dijeninë e askujt.

ExpressLane vjen si një përditësim softueri ofruar nga vetë teknikët e CIA. Ai vjedh të dhënat e sistemit të implementuar në mënyrë që agjentët të ekzaminojnë nëse sistemi partner ka fshehur të dhëna.

Nëse partnerët refuzojë përditësimin, softuer ka një “kill-switch” me të cilin agjentët mund të ndalojnë nga funksioni të gjithë sistemin pas një periudhe të caktuar duke e bërë të domosdoshme angazhimin e teknikëve.

Wikileaks thotë se programi është përdorur kryesisht ndaj agjencive Amerikane si FBI-ja dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

Edhe pse nuk dihet arsyeja e vjedhjes së informacioneve, ajo që bie në sy është se si CIA përdor mbështetjen teknike për të pasur qasje në informacione ndjeshme, njofton PCW.