Wilder thotë se do ta shkatërronte Tyson-in në ring

Wilder thotë se do ta shkatërronte Tyson-in në ring

Lennox Lewis, ishte ai që kishte hapur këtë debat, duke thënë se Wilder nuk do të mund ta mposhte Iron Mike-un e ri.

“Shpejtësia e të menduarit, gjatësia ime, lëvizjet e mia, këmbët e mia, atletizmi im, janë avantazhet e mia kundrejt Mike” tha Wilder.

“Pa dëshiruar të mos respektoj Mike i cili ishte një boksier i madh, por unë mendoj që asnjë boksier nga shkolla e vjetër, nuk do të mund të mposhte këta të shkollës së re, sepse nuk ka logjikë, marrë parasysh evoluimin dhe teknologjinë e ditëve tona. Do ta shkatërroja atë djalë”, tha ndër tjera Doentay Wilder.

Iron Mike i pyetur për këto deklarata të Wilder, ka qeshur dhe është përgjigjur: “Nuk e besoj, por më pëlqen ai djalë, sepse edhe unë do të mendoja të njëjtën, sikurse ai”

Këto deklarata, Wilderi i kishte dhënë në vitin 2018, kur akoma nuk kishte përjetuar humbjen nga Tyson Fury./Insajderi.com