Willian: Arsenal është një nga klubet më të mëdha në botë – Arteta ka një projekt të mirë

Willian: Arsenal është një nga klubet më të mëdha në botë – Arteta ka një projekt të mirë

Transferimi më i ri i ekipit të Arsenal, braziliani Willian, ka folur për herë të parë si lojtar i Arsenal, pas transferimit të tij nga Chelsea.

“Jam shumë i entuziazmuar që jam bërë lojtar i ekipit të Arsenal – mezi pres të filloj stërvitjet dhe të takohem em shokët e skuadrës”, tha fillimisht Willian, transmeton Insajderi.

“Vendosa të bëhem lojtar i Arsenal, sepse ata janë një nga ekipet më të mëdha në botë, si dhe ata kanë një projekt interesant me Mikel Arteta-n. Mendoj se ky ekip mund të shkëlqejë përsëri dhe unë jam i gatshëm të ndihmojë në këtë drejtim, pasi unë gjithmonë e jap maksimumin tim”, përfundoi Willian.

Willian, është transferuar si lojtar i lirë, nga ekipi i Chelsea-s, pasi lojtari refuzoi kontratën e re të ofruar nga blutë e Londrës./Insajderi.com.