Willian e zyrtarizon largimin nga Chelsea

Willian e zyrtarizon largimin nga Chelsea

Anësori i Chelsea, Willian, ka poblikuar një letër përshëndetëse për fansat e Chelsea – duke paralajmëruar largimin nga ekipi i Chelsea.

“Ishin shtatë vite të mrekullueshme këtu. Në gusht të vitit 2013 kur mora ofertën nga Chelsea – isha i bindur se këtu është vendi ku duhej të luaja. Sot jam i sigurt se ishte vendimi më i mirë. Kishte kaq shumë kohë të lumtura, disa të trishtuar, kishte trofe dhe ishte gjithmonë shumë intensive. Megjithatë, përtej trofeve, mësova shumë për veten time. Jam bërë një lojtar më i mirë dhe një njeri më i mirë. Në çdo seancë stërvitore, në çdo lojë, në çdo minutë të shpenzuar në dhomën e zhveshjes, isha gjithmonë duke mësuar” shkroi Willian, në Facebook, transmeton Insajderi.

“Jam vërtet mirënjohës ndaj tifozëve të Chelsea për mënyrën e dashur që më pritën në Stamford Bridge dhe mbështetjen e tyre gjatë gjithë kohës në klub. Tani ka ardhur koha për të ecur përpara. Sigurisht që do të më mungojnë shokët e skuadrës. Do të më mungojë i gjithë stafi i klubit që gjithmonë më kanë trajtuar si djalë dhe do të më mungojnë tifozët. Largohem me kokën lart, i sigurt në kuptimin që kam fituar gjithçka këtu dhe gjithmonë kam bërë më të mirën me fanellën e Chelsea. Falënderimet e mia të përzemërta shkojnë për të gjithë ju dhe Zoti ju bekoftë”, ka përfunduar shkrimin e tij Willian.

Willian është shumë afër të konfirmojë kalimin e tij tek ekipi i Arsenal, si lojtar i lirë./Insajderi.com.