Willian po shkon tek Arsenal?

Willian po shkon tek Arsenal?

Sulmuesi anësor i Chelsea, Willian, ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga Chelsea, pasi ai po mendon largimin drejt ekipit të Arsenal.

Sipas Daily Mirror, Willian është shumë afër marrëveshjes me Arsenal, si lojtar i lirë, pasi ai ka refuzuar një kontratë të vlefshme për dy vitet e ardhshme, të ofruar nga Chelsea, trasnmeton insajderi.

Sipas këtyre raportimeve, ish lojtari i Chelsea-s, tani lojtar i Arsenal, David Luiz, është duke luajtur rol kyç, në afrimin e marrëveshjes në mes të lojtarit dhe klubit të Arsenal.

Nëse Willian, qëndron tek Chelsea, ai do të përballet me konkurrencë të fortë, pasi Chelsea e ka transferuar Zyech nga Ajax, i cili luan në pozitë të njëjtë më brazilianin Willian./Insajderi.com.