Wolverhampton përmbys Chelsea-n

Wolverhampton përmbys Chelsea-n

Ndeshja e parë e  javës së 13-të në Premier League, i ka takuar ekipit vendas Wolverhampton Wanderers të cilët kanë mposhtur me përmbysje rezultati londinezët e Chelsea me shifrat 2:1, njofton Insajderi.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa pjesa e dytë prodhoi tre të tillë.

Të parët në epërsi kaluan miqtë me sulmuesin francez Olivier Giroud (49’), teksa barazuan nikoqirët me Daniel Podence (66’).

Në minutën e pestë shtesë, vendasit shënuan golin e fitores. Autor i të cilit ishte Pedro Neto.

Kjo është disfata e dytë rresht për ekipin e Lampard, pas humbjes në fundjavë nga Everton.

Më këtë fitore Wolves ngritët në vendin e 10 me 20 pikë, ndërsa Chelsea ndodhet në vendin e pestë në tabelë me 22 pikë. /Insajderi.com