Xabi Alonso mund të bëhet trajner i Bayern Munchen

Xabi Alonso mund të bëhet trajner i Bayern Munchen

Edhe pse Bayern Munchen me trajnerin aktual Hans – Dieter Flick fitoi çdo kupë të mundshme, ku të fundit fitoi superkupën e Gjermanisë, në finale mposhti rivalët e BVB Dortmund me rezultat 3:2, “CEO” i bavarezëve, Karl – Heinz Rummenigge, mendon në një të ardhme ta emëroj në postin e trajnerit, ish lojtari e Bayern Munchen, spanjollin Xabi Alonso, njofton Insajderi.

Në një intervistë të dhën për “Bild”, Rummenigge tha “ai do të jetë një trajner interesant për klubin tonë në të ardhmen. Mund ta imagjinojë mirë ditën kur kjo mund të ndodhë”.

Tutje vazhdon gjermani, “jam ende shok me Xabin, ai është një njeri fantastik jashtë fushe. Ka dhënë shumë për ne dhe ka qenë gjithmonë ai beniamini i tifozërisë. Ku i dihet, ata mund të kenë fatin ta takojnë sërish atë”, tha Rummenigge për të përditshmen gjermane.

Mos të harrojmë se për tre sezone, spanjolli Xabi Alonso ishte pjesë e gjigandit Bayern në vitet 2014 -2017, përpara se të largohe përfundimisht nga futbolli i luajtur. /Insajderi.com