Xavi planifikon punën tek Barcelona

Xavi planifikon punën tek Barcelona

Legjenda e Spanjës si dhe Barcelonës, Xavi ka filluar të mendojë dhe planifikojë punë e trajnerit tek Barcelona.

Sipas Mundo Deportivo, Xavi ka kërkuar nga ekipi aktual në Qatar, që në kontratën e tij të futet një klauzolë largimi për tek Barcelona, nëse kjo e fundit e kërkon një gjë të tillë, raporton Insajderi.

Është e logjikshme dhe lehtë e besueshme një gjë e tillë, marrë parasysh problemet që janë duke e përcjellë ekipin nga Katalonia. Në anën tjetër, duket se Xavi është edhe i preferuari i tifozëve, të cilët e prisnin emërimin e tij në vend të Valverde, por ndryshme menduan drejtuesit e kampionit në fuqi të Spanjës./Insjaderi.com