Legjenda e Barcelonës, dhe trajneri aktual i skuadrës nga Katari, Al-Sadd, Xavi, ka mposhtu coronavirusin, vetëm disa ditë pasi ai ishte deklaruar si i infektuar.
“Ekipi i parë i futbollit i Al-Sadd Club vazhdoi stërvitjen e tij sot, e mërkurë, në stadiumin e klubit, në përgatitje të ndeshjes së ardhshme me Al-Ahly. E mërkura dëshmoi kthimin e trajnerit Xavi Hernandez pasi ai u shërua nga infeksioni me virusin Corona (Covid 19), me të cilin ai ishte ekspozuar rreth 14 ditë më pare. Të gjithë brenda skuadrës ishin të lumtur të mirëpresin trajnerin” thuhet në njoftimin e klubit nga Katari./Insajderi.com.