Xavi zbulon futbollistin te Man.City që luan rolin e Messit

Xavi zbulon futbollistin te Man.City që luan rolin e Messit

Pep Guardiola ka përcjellë “ADN-në e Barcelonës” te Manchester City. Këtë e thotë Xavi, i cili kurorëzon Kevin De Bruyne, si lojtarin e “qytetarëve”, i cili është duke luajtur rolin Lionel Messit.

Pavarësisht një CV të ngarkuar me trofe, nga eksperiencat magjike në “Camp Nou” dhe me gjigandët e Bundesligës, Bayern Munich, Guardiola e përfundoi sezonin e tij të parë në Angli pa medalje. Megjithatë, ai ka mbikqyrur një transformim të shquar në sezonin 2017-2018, me Manchester City aktualisht në një garë me 18 fitore, që e kanë çuar atë 15 pikë të qartë në krye të tabelës së Premier League.

Mesfushori belg, De Bruyne, ka luajtur një rol udhëheqës në një periudhë dominimi në “Etihad”, me Xavin duke e krahasuar vlerën e tij me atë të argjentinasit Messi te Barça.

“Ekipet e Pep fitojnë si grup, por edhe ekipet më të veçanta kanë nevojë për një lojtar pikant, – tha fituesi i Kupës së Botës për “The Mirror”. – Në Barcelonë ka pasur Messin, në ekipin aktual, Manchester City, ka De Bruyne.

Sa herë që ai ka topin, ke ndjenjën se do të bëjë diçka të veçantë me të. Jo çdo lojë munda ta fitoni 3-0, ose 4-0, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, dhe ky është momenti kur keni nevojë për një moment shkëlqimi nga një lojtar i veçantë.

David Silva po luan futbollin më të mirë të karrierës së tij nën drejtimin e Pep. Ai nuk është më i ri, por kur keni një lojtar të një inteligjence dhe vizioni të tillë, kjo nuk ka rëndësi. Manchester City po luan me ADN-në e Barcelonës, por kjo nuk është befasi, shkruan Telesport. Pep ka ADN-në e Barcelonës dhe po e transplaton atë te Manchester City. Futbolli që po luajnë është mahnitës. Pep është i fokusuar, urren të humbasë dhe kjo bëhet infektuese për lojtarët”.