Granit Xhaka ka një synim: që të arrijë ta dërgojë përfaqësuesen e tij, Zvicrën, në Kampionatin Botëror. Mesfushori me origjinë shqiptare ka thënë se dëshiropn ta bëjë krenar familjen e tij.
Në konferencën për shtyp para sfidës me Irlandën e Veriut, Xhaka ka folur për ambiciet e tij rreth Botërorit.
“Ne duam t’i bëjmë krenarë familjet tona, veten dhe tifozët, duke arritur të kualifikohemi në Kampionatin Botëror”, ka thënë mesfushori i Arsenalit.
Në një koment të dhënë për penalltinë e dyshimtë që e fitoi Zvicra të enjtën në Belfast, Xhaka ka thënë se nuk i intereson vendimi i gjyqtarit.
“Neve nuk na intereson nëse ishte penallti apo ajo. Gjyqtari e ka dhënë verdiktin. Fitorja ishte e merituar”, ka thënë Xhaka, në konferencën për shtyp para sfidës kthyese kundër Irlandës Veriore.
Ndeshja mes Zvicrës dhe Irlandës së Veriut do të zhvillohet nesër në Basel. /Insajderi.com