Xhaka: Është e vështirë t’i thuash jo Manchester Cityt

Xhaka: Është e vështirë t’i thuash jo Manchester Cityt

Futbollisti i Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka, ka treguar haptas se do t’i pëlqente një transferim te Manchester City, në Angli.

Shqiptari me pasaportë zvicerane tha se një ditë do t’i duhet të bëjë një hap përpara në karrierë dhe nuk do të mund ti thotë jo një skuadre si Manchester City.

“Është e vështirë të thuash ‘jo’, kur një skuadër si Manchester City të kërkon dhe të do në skuadër. Më duhet ta pranoj këtë fakt”, tha 23 vjeçari i lindur në Zvicër.

Mesfushori ka një klauzolë largimi me një shifër prej 30 milionë eurosh dhe vetë drejtori sportiv i skuadrës gjermane Max Eberl, ka pranuar se në fund të sezonit Xhaka mund të largohet nëse një ofertë e mirë vjen në drejtim të tyre.

Xhaka ka qenë njëri prej lojtarëve kyç të Monchengladbachut këtë sezon, duke i ndihmuar skuadrës të radhitet e 6-ta në tabelë.