Mesfushori i Arsenal, Granit Xhaka, është ende duke pritur të bëjë paraqitjen e tij të parë përkrah ganezit Thomas Partey, që prej transferimit të tij nga Atletico Madrid te Arsenal.
Xhaka, mendon se Partey do të jetë një aset i madh për Arsenalin.
“Ai do të jetë djali që është i rëndësishëm për mua dhe gjithashtu për ekipin. Të gjithë në klub mund të jenë të lumtur sepse ai ka cilësi të shkëlqyeshme”, ka thënë Xhaka të martën për sajtin zyrtar të Arsenalit. “Ai do të sjellë një ekuilibër të mirë në lojën tonë. Me Parteyn në ekip do të kemi një mentalitet fituesi”, tha fillimisht mesfushori me prejardhje nga Kosova, transmeton Insajderi.
Granit Xhaka, është duke kaluar nëpër një përiudhë të mirë me klubin e Arsenal, që nga koha kur këtë klub e ka marrë në udhëheqje trajneri, Mikel Arteta.
Mesfushori 28-vjeçar, këtë edicion ka shtatë paraqitje për Arsenalin në të gjitha garat./Insajderi.com.