Xhaka i lumtur që do të përballet me Shaqirin

Xhaka i lumtur që do të përballet me Shaqirin

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të luajnë të shtunën kundër njëri tjetrit në Premier Ligë.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, përmes rrjeteve sociale, ka bërë të ditur se ka kryer me sukses stërvitjen e fundit dhe se mezi pret përballjen me shokun e tij të përfaqësueses, Xherdan Shaqirin.

“Stërvitja e fundit para ndeshjes me Stoke Cityn. I lumtur që do të mirëpres shokun tim Xherdanin”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.

Arsenal pret Stoke Cityn në “Emirates Stadium” të shtunën duke filluar nga ora 16:00. /Insajderi.com