Xhaka përfshihet në formacionin më të mirë të vitit në Premier League

Xhaka përfshihet në formacionin më të mirë të vitit në Premier League

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është renditur krah yjeve të Premier League duke fituar një vend në formacionin më të mirë të sezonit që lamë pas, njofton Insajderi.

28 vjeçari zhvilloi një sezon mjaft të mirë duke mbajtur në krah shiritin e kapitenit tek skuadra e Arsenal, madje duke ndikuar shumë në performancën e londinezëve.

“Topçinjtë” nuk zhvilluan një sezon të mirë, por ja dolën disa herë të tregonin qëndrueshmëri në kampionat, madje arritën të shkonin deri në gjysmëfinale të Ligës së Europës, ku u eliminuan më pas nga spanjollë e Villarreal.

Xhaka renditet krah sulmuesit të Tottenham, Harry Kane dhe mesfushorit të Manchester United, Bruno Fernandes.

Formacioni më i mirë nga “CIES Observatory’s”: Ederson, Cancelo, Lindelof, Ruben Dias, Andy Robertson, Rodri, Xhaka, Fernandes, Mason Mount, Sterling dhe Harry Kane. /Insajderi.com