Duke filluar me orën 15:00 Kampionati Evropian sheh fillimin e ndeshjes së radhës që zhvillohet në mes të Zvicrës dhe Uellsit dhe kapiteni ziverian Granit Xhaka është gati.
Kështu ka thënë ai në konferencën për shtyp të mbajtur para takimit mes dy kombëtarëve.
Pos Xhakës, në fushë për zvicrën pritet të luajnë edhe dy lojtarët tjerë me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri e Admir Mehmedi.
“Jemi përgatitur mirë javëve të fundit. Natyrisht pritjet janë të mëdha në këtë turne, fillimisht nga ne, më pas pritjet janë edhe nga tifozët. Ne kemi treguar se mund të bëjmë shumë. Por, ne shkojmë hap pas hapi, ndeshje pas ndeshje dhe do të shohim në fund se deri ku do të arrijmë”, tha Xhaka.
“Ndeshja e parë është gjithmonë e rëndësishme, nëse e fitoni të parën, kjo ju jep besim dhe kurajo për sfidat e radhës”.
“Stadiumet gjysmë të mbushura? Ne kemi shumë lojtarë me eksperiencë që kanë luajtur para shumë tifozëve, kështu që nuk përbënë diferencë nëse ka pak apo shumë tifozë në stadium, kryesorja është që ne të fitojmë ndeshjen dhe të bëjmë paraqitje të mirë”.
“Ne e respektojmë kundërshtarin, por nëse luajmë siç dimë ne kundër Uellsit, s’do të ketë asnjë komplikim. Duhet ti respektojmë sepse kanë lojtarë shumë të mirë, lojtarë që luajnë shumica në Premierligë, shpresojmë të jetë ndeshje e mirë dhe të bëjmë paraqitje të mirë”.