Xhaka shënon gol në fitoren e thellë të Zvicrës [Video]

Xhaka shënon gol në fitoren e thellë të Zvicrës [Video]

Granit Xhaka i është kthyer golave.

Mesfushori i Arsenalit, që s’ka luajtur që nga fundi i muajit tetor me klubin anglez pas incidentit me tifozët, i ka zhvilluar dy ndeshjet e fundit me kombëtaren e Zvicrës.

Futbollisti shqiptar ka shënuar gol në fitoren e thellë të Kombëtares së Zvicrës sonte, në udhëtim te Gjibraltari, transmeton Insporti

Zvicra mposhti 6:1 në udhëtim Gjibraltarin, në ndeshjen e fundit në kuadër të grupit D të kualifikueseve të Evropianit.

Kombëtarja zvicerane e ka përfunduar fazën e grupeve si fituese e grupit, pasi Danimarka e Irlanda u ndanë baraz.

Zvicra e përfundoi grupin me 17 pikë, Danimarka mbeti e dyta me 16, ndërsa Irlanda e treta me tri pikë më pak. /Insporti.com/