
Mbrojtësi i kombëtares “Kuq e Zi”, Taulant Xhaka, ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me skuadrën e Basel-it, njofton Insajderi.
Mesfushori 29 vjeçar i cili luan edhe në pozitën e mbrojtësit qendror dhe si mbrojtës i djathtë, ka nënshkruar kontratë të re me ekipin e madh zviceran, Basel.
Kjo kontratë, Xhakën e mban të lidhur me Basel-in deri në qershorin e vitit 2024. Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Basel-it në rrjetet sociale.
Me nënshkrimin e kontratës së re, nuk mungoi edhe urimi nga vëllau tjetër i Taulantit, reprezentuesi “helvet” Granit Xhaka i cili luan me londinezët e Arsenal.
Në rrjetin social Facebook, Graniti shkruan “jam shumë krenar për ty vëllai im i madh, të përgëzoj me gjithë zemër për zgjatjen e kontratës me klubin tënd të zemrës FCB”. /Insajderi.com