Xhaka vlerësohet me notë të lartë në ndeshjen kundër Chelsea-t

Xhaka vlerësohet me notë të lartë në ndeshjen kundër Chelsea-t

Supergoli i Granit Xhakës kundër Chelsea sot gjatë të shtunës, në derbin e Londrës ka fituar respektin e tifozëve të Arsenalit, të cilët prej kohësh e kanë sulmuar ashpër për paraqitjet jo bindëse në fushë, njofton Insajderi.

Për paraqitjen në fushë kundër “Bluve” të Londrës, 28 vjeçari u vlerësua me notën 6.9 nga “Sofa Score”.

Në ndeshjen e sotme, Xhaka dërgoi saktë tre nga shtatë topat e gjatë, ndërsa fitoi tre nga katër duelet ajrore. Sa i përket saktësisë së pasimeve, ajo ishte 77%.

Por, në këto momente e rëndësishme për Arsenalin janë golat dhe fitoret dhe këtë Xhaka e realizoi sot më së miri. /Insajderi.com