Xhamia në Etiopi prej kashte që mbijeton që gjysmë shekulli

Xhamia në Etiopi prej kashte që mbijeton që gjysmë shekulli

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte, bambuje dhe direkë druri, është vend që bashkon muslimanët e rajonit.

Xhamia historike, e cila ndodhet në rajonin Uello në veri të vendit, konsiderohet si një nga trashëgimitë kulturore të rëndësishme të Etiopisë.

Eksperti i Zyrës për Turizëm dhe Kulturë në qytetin Kemise, Mahmut Ali, për AA tha se xhamia me dysheme prej kashte dhe me sipërfaqe prej 250 metrash katrorë është ndërtuar në mbi 40 direkë dhe se lartësia e tavanit është 15 metra.

“Rajoni ynë ka një të kaluar historike. Edhe Xhamia Tur-u Sina është një nga trashëgimitë tona. Xhamia emrin e ka marrë nga fjalët ‘Tur’ dhe ‘Sina’. Xhamia Tur-u Sina filloi të ndërtohet në vitin 1943 nga nxënësit e një dijetare që njihej si Shejh Mahmud Osman, ndërsa u përfundua në vitin 1956”, thekson Ali.

Ali tregon se xhamia është themeluar në një sipërfaqe prej 28 hektarësh dhe se në të gjendet një medrese dhe hapësira për shërbet, mish dhe kafe, duke shtuar se nxënësit e medresesë qëndrojnë në hapësirat e xhamisë.

“Xhamia jonë ndodhet në majë të maleve, sepse klima e këtij rajoni, aroma e pemëve, era dhe cicërrimat e zogjve, të japin rehati dhe qetësi”, thotë Ali, duke shtuar se xhemati jo vetëm që zbath këpucët brenda xhamisë, por edhe në kopshtin e gjelbër të saj. Ai thotë se kjo është shumë e rëndësishme në aspektin e pastërtisë.

Ali tregon se në medrese mësimin e ndjekin 430 nxënës, prej të cilëve 130 vajza, duke shtuar se gjatë pauzave, nxënësit ziejnë kafenë e mbledhur në rajon dhe në këtë mënyrë çlodhen.

Ai theksoi se në xhaminë Tur-u Sina ka ditë të veçanta kur muslimanët e rrethinës mblidhen.

“Gjatë festave fetare këtu mblidhen qindra njerëz, therren kurbane, përgatitet shërbet me mjaltë dhe u shpërndahen mysafirëve. Therrim 15-20 deve, ndërsa një nga devet e therrura e lëmë në natyrë që ta hanë kafshët, sepse edhe kafshët duhet të përfitojnë nga ajo me të cilën na ka begatuar Zoti”, thotë Ali.

Ali po ashtu thekson se në xhami ndizen kandilat dhe se vizitorëve të saj u shpërndahen parfume. “Sipas besimit, shërbeti simbolizon shërbetin e parajsës, parfumi aromën e parajsës, kurse kandilat dritën e parajsës”, u shpreh Ali./Insajderi.com