
Amerikanët të cilët në blerjen e tyre festive e kanë përfshirë edhe ndonjë tiketë të lotarisë së Mega Millions kanë shans të fitojnë më shumë se 300 milionë dollarë, në xhekpotin më të madh të Krishtlindjeve në histori të kësaj lotarie.
Numrat me fat janë tërhequr, e ato janë: 2, 8, 42, 43, 50 dhe Mega ball 6.
Shpërblimi më i madh u rritë në 321 milionë dollarë pas nëntë javëve pa fitues.
Bashkë me xhekpotin e mundshëm Powerball prej 294 milionë dollarë, tërheqja e të cilit do të bëhet sot, e diela e Krishtlindjes mund të sjellë shpërblimin më të madh se 600 milionë dollarë.
Për momentin nuk janë publikuar tiketat fitues.
Tërheqja televizive e Mega Millions, është mbajtur në orën 23 sipas kohës lokale, me tërheqje automatike të gjashtë topave, përfshirë këtu edhe “Mega Ball”.
Në Mega Millions kanë thënë se deri tani nuk ka pasur fitues të shpërblimit të madh të Krishtlindjes./Insajderi.com.