180 minuta në gjithë sezonin tek Liverpool, janë shumë pak për Xherdan Shaqiri i cili ka kaluar një sezon për tu harruar tek ekipi anglezë, raporton Insajderi.
Fotomaç e turqis dhe disa mediume në Angli, kanë dhënë lajmin se Fenerbahce ka kontaktuar ekipin e Liverpool për Shaqirin dhe i njëjti ka shprehur interesim për këtë ofertë, pasi e sheh si një mundësi të mirë kalimin tek një klub ka do të ketë hapësira të mjaftueshme për lojë, transmeton Insajderi.
Me këto lajme, mund të ndodhë shumë lehtë një bashkim në mes Shaqirit dhe Vedat Muriqit tek ekipi nga superliga turke./Insajderi.com.