
Sukseset e xhudisteve nga Kosova nuk po kanë të ndalur dhe vetëm sa janë duke u shtuar dita e ditës.
Erza Muminoviq e ka siguruar “biletën” për në gjymsëfinale të Kampionatit Botëror U-21 të xhudos, shkruan Insajderi.com.
Për të arritur deri në këtë fazë, ajo ka dalë fituese në tre luftëra, ndërsa një përballje e fitoi fare pa betejë.
Erza është duke garuar në kategorinë -52 kilogramë.
Ekipi i Kosovës në këto gara është duke u paraqitur me dy xhudiste U-21 , Erza Muminoviq (-52kg) dhe Fationa Kasapi (-57kg).
Ndërsa në këtë Kampionat do të marrin pjesë 5 kontinente, 72 shtete, 495 garues, 285 meshkuj dhe 210 femra./Insajderi.com