Xi Jingping: Kina duhet të përgatitet për kohëra të vështira

Kina duhet të përgatitet për kohëra të vështira pasi situata ndërkombëtare është gjithnjë e më e komplikuar, ka thënë presidenti kinez Xi Jingping.

Xi Jingping: Kina duhet të përgatitet për kohëra të vështira

Kina dhe SHBA i kanë vënë doganat reciproke në import të mallit pasi kanë dështuar negociatat për zgjidhje të çështjeve kontestuese.

Tensionet janë rritur edhe më shumë pasi Uashingtoni javën e kaluar e ka vënë në “listë të zezë” kompaninë kineze Huawei.

Xi ka kërkuar nga populli të merr mësime nga periudhat e vështira në të kaluarën.

“Sot duhet t’i tejkalojmë rreziqet e mëdha dhe sfidat në planin e brendshëm dhe të jashtëm dhe t’i realizojmë fitoret e reja për socializëm me karakteristikat kineze. Vendi ynë është ende në periudhën e mundësive të rëndësishme strategjike për zhvillim, mirëpo situata ndërkombëtare është gjithnjë e më e komplikuar”, ka theksuar Xi.

Mediet kineze nuk kanë precizuar për cilat vështirësi ka menduar Jingping e as ai nuk e ka përmendur kontestin tregtar me SHBA./Insajderi.com.