Xportal Esports organizon festivalin e parë gaming në Kosovë

Xportal Esports organizon festivalin e parë gaming në Kosovë

Xportal Esports do të organizoi festivalin e parë për video-lojëra në Kosovë.

Ky festival ka për synim të gjejë më të mirët e secilës video-lojë dhe t’i shpërblejë ata, duke u dhënë hapësirë edhe krijuesve të lojërave si dhe të gjitha aspekteve të gamingut.

XP GAME FEST do të organizojë aktivitete gaming për katër video-lojëra si CS:GO, DOTA 2, League of Legends dhe FIFA 21.

Përveç tournamenteve gaming, do të ketë edhe festival për game development showcase, ku do tu jepet mundësia krijuesve shqiptarë të video-lojërave të prezantojnë lojërat kompjuterike të krijuara nga vetë ata.

Do të ketë edhe cosplay event, ku do të zgjedhen kostumet më të mira me motive gaming, dhe boardgames.

Të gjitha këto aktivitete do të mbahen në oborrin e Klubit “M Club” në Prishtinë.

Aktivitetet gaming të fazës kualifikuese do të mbahen online, por jo edhe ato të fazës finale e video-lojërave CSGO dhe DOTA2, të cilat do të mbahen në Sallën e Kuqe me datë 3 dhe 4 korrik.

Është paraparë që shpërblimi për katër tournamentet e organizuara të arrijë shifrën e 10 mijë eurove.

Por, shpërblime nuk do të ketë vetëm për pjesëmarrësit në këtë festival, çmime do të ndahen edhe për shikuesit dhe për lojtarët më të mirë për secilin tournament.

Festivali do të fillojë më 12 qershor me kualifikimet e CS:GO, dhe do të vazhdojë me fazën e grupeve në këtë lojë ku do të zgjedhen katër ekipet më të mira.

Më pas, në Dota 2, tournamenti do të fillojë me fazën kualifikuese, deri në momentin kur do të kualifikohen katër ekipet më të mira.

Ndërsa për fund do të ketë edhe intervista me game development shqiptar që punojnë për kompani të huaja./insajderi.com