Yahoo Inc (YAHOO) ka shpallur të mërkurën largimin nga puna të 107 punëtorëve në raundin e parë të procesit të shkurtimit të vendeve të punës
Pas përfundimit të katër raundeve të parapara për këtë vit, pritet që të shkurtohen 1 mijë e 500 vende të punës, raporton Reuters
Përfundimi i marrëveshjeve të punës me këta persona do të fuqizohet më 11 prill dhe personat e ndikuar nga ky ndryshim kanë marrë tashmë paralajmërim avans prej 60 ditës që të kërkojnë ndonjë vend tjetër të punës, raporton Insajderi
Këto ndryshime kanë ndodhur në departamente të ndryshme të kompanisë Yahoo.
Aksionet e YAHOO, janë rreth 18.5 për qind në rënie vetëm gjatë këtij viti dhe pikërisht ky shihet si shkaku kryesor i këtyre ndryshimeve.
Marissa Mayer, zyrtare nga YAHOO ka lajmëruar se për shkak të disa ndryshimeve në bërthamën e biznesit të tyre në internet, ata do të shkurtojnë 15 për qind të vendeve të punës gjatë këtij viti.
YAHOO kishte rreth 11 mijë punëtorë më 30 qershor të vitit të kaluar, derisa më 31 dhjetor të vitit 2014 kishte rreth 12 mijë e 500 punëtorë me orar të plotë./Insajderi.com