Yaya Toure i vet ofrohet Spezia-s

Yaya Toure i vet ofrohet Spezia-s

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Manchester City-t, i është vet ofruar skuadrës së posa ngjitur në Serie A, Spezia.

Për herë të parë në histori të klubit, i themeluar në vitin 1906, Spezia ka arritur të ngjitet në Serie A, njofton Insajderi.

Duke qenë se këtë vit do të bëjë gara mes ekipeve më të mira elitare të futbollit italian, trajneri Vincenzo Italiano, kërkon në skuadër të ketë lojtar me përvojë të madhe, në mënyrë që të bartin përgjegjësit mbi supe duke qenë lider të ekipit.

Njëri nga këta emra, është mesfushori 37-vjeçar nga Bregu i Fildishtë.

Momentalisht Toure është lojtar i lirë, pasi ka përfunduar eksperiencat me grekët e Olympiacos dhe kinezët e Qingdao Huanghai. Kjo është mundësi e mirë për skuadrën nga “Alberto Picco”, të afrojë në ekip lojtarin. /Insajderi.com