Yjet e EURO 2020 do të gjobiten nëse heqin pijet e sponsorëve nga tavolina

Yjet e EURO 2020 do të gjobiten nëse heqin pijet e sponsorëve nga tavolina

Yjeve të “EURO 2020” u është thënë të ndalojnë heqjen e pijeve të sponsorëve në konferencat për shtyp, përndryshe rrezikojnë që ekipi i tyre të gjobitet, transmeton Insajderi.

Sipas ‘The Sun’, Uefa, e vetëdijshme për ndikimin negativ që këto veprime kanë në mbështetësit e parave të mëdha, dëshiron t’i japë fund rasteve të tilla.

Drejtori i turneut të Euro 2020, Martin Kallen, ka thënë se Uefa ka komunikuar me ekipet në lidhje me këtë çështje dhe mund të merren masa disiplinore.

“Është e rëndësishme sepse të ardhurat e sponsorëve janë të rëndësishme për turneun dhe futbollin evropian. Ne nuk po gjobisim lojtarët drejtpërdrejt, ne do ta bëjmë këtë gjithmonë përmes shoqatës kombëtare pjesëmarrëse dhe pastaj ata mund të shikojnë nëse do të shkojnë më tej te lojtari, por ne nuk po shkojmë drejtpërdrejt për momentin te lojtari”, tha ai.

Kallen shtoi se rregullat e turneut kërkojnë pajtueshmëri me premtimet e Uefa-s për sponsorët, megjithëse lojtarët me kundërshtime fetare nuk kanë nevojë të kenë një shishe atje.

Cristiano Ronaldo filloi trendin kur hoqi shishet Coca-Cola të hënën. Ai më pas tha që të pini ujë në vend të pijeve të gazuara.

Gjesti i Ronaldos bëri që vlera e Coca-Colas në treg të bie për 4 milardë dollarë më pak.

Edhe heroi i Italisë, Manuel Locatelli ndoqi hapat e Ronaldos brenda dhe jashtë fushës, me dy gola dhe më pas duke hequr shishet e Coca-Colas.

Edhe Paul Pogba, një mysliman i devotshëm, gjithashtu hoqi një shihe Heineken nga tavolina e tij.

Por Roberto Martinez, skuadra e Belgjikës e të cilit sponsorizohet drejtpërdrejt nga Coca-Cola , këmbënguli që ekipi i tij ‘ta dojë’ pijen e butë pas fitores së tyre ndaj Danimarkës./Insajderi.com