Yjet e Kosovës publikojnë pamje të mbërritjes në Doha [Foto]

Yjet e Kosovës publikojnë pamje të mbërritjes në Doha [Foto]

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës kanë arritur në Doha të Katarit.

Në Katar ‘Dardanët’ do të takohen me Suedinë në një ndeshje miqësore, transmeton Insporti

Për këtë përballje, përzgjedhësi Bernard Challandes ka ftuar kryesisht futbollistë nga kampionati vendor.

Yjet e Kosovës, Ylldren Ibrahimaj e Elbasan Rashani kanë publikuar foto të mbërritjes në Doha si dhe pamje nga hoteli.

Kujtojmë se miqësorja Suedi – Kosovë zhvillohet të dielën, më 12 janar. /Insporti.com/