Ylber Ramadani shënon gol për Vejle-n në Danimarkë

Ylber Ramadani shënon gol për Vejle-n në Danimarkë

Ylber Ramadani ka gjetur golin e parë për këtë vit, teksa ka shënuar për skuadrën e Vejle-s ditën e sotme, njofton Insajderi.

Vejle luan miqësore me skuadrën e Silkeborg, teksa pjesa e parë është mbyllur me avantazhin e skuadrës ku luan mesfushori i Kombëtares.

Ishte pikërisht Ramadani që shënoi për Vejle-n, teksa pas një krosimi perfekt nga e majta, Ramadani i ndodhur në zonë gjuan bukur, për ta ndalur topin në rrjetë.

Kujtojmë se ky është goli i parë për 24 vjeçarin pas një kohe të gjatë, pasi nuk shënonte nga 11 qershori i vitit 2019, kur realizonte për Shqipërinë në fitoren 2-0 ndaj Moldavisë. /Insajderi.com