Ylber Ramadani bëhet protagonist në kampionatin danez me fanellën e Vejles teksa i ka realizuar gol skuadrës së Kopenhagenit në humbjen e pësuar me rezultatin 2:1 si mysafire, njofton Insajderi.
Mesfushori 24 vjeçar i Kombëtares shqiptare ka realizuar në hyrje të zonës kundërshtare në minutën e 67-të ku barazoi përkohësisht rezultatin në 1:1, por pa mundur dot ta ruajë këtë rezultat pasi skuadra vendase shënoi në minutën e 86-të dhe duke fituar të gjithë takimin.
Një paraqitje e mirë për Ylber Ramadanin duke parë edhe se mund të jetë një zgjedhje e vlefshme e trajnerit Edi Reja për t’i dhënë një mundësi ish-lojtarit të Partizanit për ta grumbulluar për sfidat eliminatore të Kupës së Botës 2022. /Insajderi.com