Yll Hoxha përfundon aventurën te Feronikeli

Yll Hoxha përfundon aventurën te Feronikeli

Kapiteni i Feronikelit, Yll Hoxha, do të largohet nga klubi gjatë kësaj vere, shkruan Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Drenasi përmes rrjetit social Facebook.

Hoxha u transferua te Nikli në vitin 2017, nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, konkretisht nga Vllaznia.

Mbrojtësi i majtë falenderoi të gjithë stafin e Feronikelit, duke u shprehur se do të ketë gjithmonë respekt për ta.

“Ishte kënaqësi të mbaj veshur fanellën e Feronikelit për këto katër vitet e fundit, klub për të cilin do të kem respekt gjithmonë. Dua t’i falenderoi të gjithë te Feronikeli, bashkëlojtarët, trajnerët, stafin, e po ashtu edhe “Tigrat e Zi”, të cilët kanë qëndruar gjithmonë me ne, sezon pas sezoni”, u shpreh Hoxha.

Sipas burimeve të Insajderi.com, tashmë ish-lojtari i Feronikelit, pritet t’i bashkohet skuadrës së Gjilanit./insajderi.com