Yll Hoxha zyrtarizohet te Gjilani

Yll Hoxha zyrtarizohet te Gjilani

KF Gjilani, të marten ka zyrtarizuar transferimin e Yll Hoxhes nga Feronikeli, shkruan Insajderi.

Hoxha ishte pjesë e “industrialistëve” për katër vite ku fitoi çdo trofe të mundshëm në Kosovë.

Edicionin e kaluar, mbrojtësi i majtë zhvilloi 33 paraqitje, ku shënoi një gol dhe dhuroi tri asistime.

Që prej transferimit të trajnerit Ismet Munishi te Gjilani, Hoxha kishte shprehur dëshirën për të luajtur nën urdhërat e tij te skuadra nga anamorava./insajderi.com