Futbollisti me origjinë shqiptare, Ylldren Ibrahimaj, ka firmosur ditën e sotme në kampionatin rus duke nisur një eksperiencë të re me fanellën e Uralit, njofton Insajderi.
25 vjeçari, i lindur në Norvegji por me origjinë nga Kosova, ishte pjesë e skuadrës së Viking, ndërkohë që vendosi të nisë një aventurë të re në Rusinë e largët.
Pas Bernard Berishës dhe Odise Roshit që luajnë atje për momentin, Ibrahimaj është shqiptari i radhës që do të provojë një eksperiencë në këtë kampionat. Kujtojmë që disa sezone më parë në kampionatin rus është aktivizuar edhe Bekim Balaj.
Ibrahimaj ka firmosur një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024. Në kampionatin e mbyllur së fundmi ai shënoi edhe shtatë gola, duke ngjallur interesin e shumë klubeve. /Insajderi.com
Знакомьтесь! 🖤🧡
🐝Илльдрен Ибрахимай – новичок #ФКУрал!
__
Родился: 24 декабря 1995 г. (Норвегия)
Амплуа: правый полузащитник
Гражданство: Норвегия
Предыдущий клуб: «Викинг»
__
Подробности: https://t.co/hAr21LIPLy pic.twitter.com/OgnlXgWcG4— ФК Урал (@FCURAL) January 16, 2021